Konkursi i projektimit përplas kompaninë Univers MI dhe Komunën e Lipjanit

0
54

Raporton: Sara Zhubi dhe Agon Hysaj

 

Në seancën dëgjimore të mbajtur më 26.12.2017 para panelit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) u shqyrtua ankesa e kompanisë Univers MI ndaj Kuvendit Komunal të Lipjanit lidhur me aktivitetin e prokurimit “Realizimi në skulpturë kushtuar dëshmorit Arsim Zeqiri.

Përfaqësuesi i kompanisë ankuese, Bardhok Jetishi tha që pasi kanë kërkuar qasje në vlerësimin e pikëve, sipas llogaritjes matematikore ata kanë dalë fitues. Jetishi shtoi që ata kanë pritur të shpallen fitues, mirëpo në vlerësimin përfundimtar komuna na shpallë humbës. Sipas ankesës së Univers MI, komuna ka ndërruar pikët e vlerësimit si dhe kjo mund të vërtetohet.

Në komisionin vlerësues me shtatë anëtarë, njëri ka qenë edhe familjar i dëshmorit Arsim Zeqiri. Në ankesën e tij, Jetishi pretendon që është ushtruar presion nga ky familjar.

Ndërkaq, Kuvendi Komunal i Lipjanit i përfaqësuar nga Adem Duriqi u pajtua që pikët janë dhënë ashtu siç thotë edhe kompania ankuese. Por ka pasë disa gabime aritmetikore në vlerësim dhe se nuk është dhënë vlerësimi i duhur. Sipas Duriqit ky është një vlerësim kompleks, pasi është shërbim projektues duhet të merren parasysh edhe kritere tjera e jo vetëm çmimi. “Edhe në tabelën e llogaritur nga Univers MI ka gabime në dy pika ku çmimi final në vend të 68,500€ është shkruar 38,500€”, shtoi ai. Në fjalën përfundimtare z. Duriqi deklaroi është në interes të komunës që mos të zgjatet ky aktivitet. Për shkak të disa gabimeve teknike komuna pajtohet që lënda të kthehet në rivlerësim.

Eksperti shqyrtues, Basri Fazliu, jep rekomandim që lënda të kthehet në rivlerësim si dhe për pretendimet që z. Jetishi ka pasur presion të dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas ekspertit bëhet fjalë për dyshime për manipulim të pikëve si dhe kërcënime. Univers MI ka paraqitur dy lista që pikët e dhëna nga juria janë të ndryshme për të njëjtën kompani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here