Eksperti gjen shkelje ligjore në ritenderimin e AQP-së për furnizim me karburante

0
576

Raporton: Arbelina Dedushaj

Prishtinë- Për tenderin “Furnizim me karburante – loti 6”, që Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) e kishte shpallur fitues kompaninë “IP-KOS”, eksperti shqyrtues, Xhevdet Bushi rekomandoi të kthehet në rivlerësim. Ai këtë rekomandim e dha në seancën e së hënës para Ogranit Shqyrtues të Prokurimit, me arsyetimin se procesi i tenderimit ka kaluar nëpër disa shkelje ligjore.

Bushi tha se kompania “IP-KOS” nuk i plotëson kushtet dhe kërkesat e AQP-së, lidhur me sigurimin e tenderit. Sipas tij, në dosjen e tenderit është kërkuar që sigurimi të jetë 150 ditë, por kjo kompani validitetin e sigurisë së tenderi e kishte pasur vetëm për 101 ditë, pasi të njëjtin e kishte dorëzuar 49 ditë më herët.

Lidhur me këtë përfaqësuesi i fituesit “IP-KOS”, Bujar Shatri tha se vet autoriteti kontraktues, AQP nuk e kishte njoftuar për vazhdimin e afatit të validitetit, pra sipas tij një gjë e tillë nuk i ishte thënë në asnjë formë.

Ndryshe, dy përfaqësuesit e kompanive ankuese “Alfa Trade”, Besnik Hajdari dhe Jashar Gjoka nga “Fer Petrol”, mbështeten ekspertizën e ekspertit Bushi dhe shtuan se “IP-KOS” nuk e plotëson kushtin e sigurimit të tenderit. Ky tender sipas tyre duhet të kthehet në rivlerësim.

Por një mendim të tillë nuk e pati përfaqësuesi i vet AQP-së, Behxhet Rukiqi, i cili tha se si autoritet kontraktues nuk pajtohet me mendimin e ekspertit për kthimin në rivlerësim të tenderit, pasi kishin vepruar vetëm sipas interpretimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në fund, Rukiqi kërkoi nga paneli shqyrtues, me kryetar Blerim Dinën që të hudhen ankesat si të pabazuara dhe të mbetet në fuqi vendimi i AQP-së, përmes të cilit kishin shpërblyer me kontratë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here